Site icon Telegrafi

Lutfiu: Komunat përgjegjëse për gjendjen e arsimit

Në 75 vjetorin e hapjes së shkollave shqipe në Maqedoninë Perëndimore, ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu fajin për gjendjen e rënduar të arsimit shqip e hedhe tek komunat, pëecjell Telegrafi Maqedoni.

“Sigurisht se ne jemi nl dispozicionin e gjithë shkollave në Maqedoni. Me ligjin për decentralizim ato janë kompetencë të komunave. Gjithsesi ne si ministri po bëjmë përpjekje t’u ndihmojmë të gjitha shkollave që gjendja e tyre të jetë e mirë dhe po investojmë në atë që arsimi të fiton një cilësi më të lartë”, deklaroi Lutfiu.

Edhe pas shumë rasteve ku shkollat përballen me probleme të shumta, me kushte mesjetare, mungesë të teksteve, mungesë të kuadrove e paralele të ngarkuara, Lutfiu theksoi se dikasteri i tij është duke punuar në drejtim të përmirësimit të gjendjes./Telegrafi/

Exit mobile version