Site icon Telegrafi

Lutfiu: Me hapjen e universitetit “Nënë Tereza” BDI-ja mbajti premtimin

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, sot njoftoi se partia e tij ka mbajtur premtimin që ju ka dhënë votuesve të saj, me hapjen e universitetit të ri “Nënë Tereza”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Universiteti “Nënë Tereza” punon me 5 fakultete, kryesisht teknike, duke siguruar 84 vende pune për kuadrin akademik. Sot njoftojmë se politikat e BDI-së me Ali Ahmetin në krye, do të vazhdojnë rrugën për zbatimin e këtij projekti gjigjant dhe historik për shqiptarët e Maqedonisë. BDI po merr gjithë masat për të siguruar buxhet nga Ministria e Arsimit për investime për çdo vit”, deklaroi Lutfiu.

Ai informoi se objekti i Universitetit “Nënë Tereza” është i përpunuar me plan të detajuar urbanistik, ndërsa objekti do të fillojë të ndërtohet vitin e ardhshëm./Telegrafi/

Exit mobile version