Site icon Telegrafi

Lutfiu: Është gati ligji për ndërprerjen e testimit ekstern (Video)

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni, Pishtar Lutfiu në ceremoninë e diplomimit në UEJL për ka treguar se grupi parlamentar i BDI-së dhe LSDM-së kanë përgatitur ligjin e ri për të ndaluar testimin ekstern, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Grupi parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe partneri i koalicionit LSDM kanë bërë gati ligjin për ndalimin e testimit ekstern. Por, unë kam apeluar se nxënësit, arsimtarët por edhe prindërit që të përgatiten sepse datat tanimë janë caktuar. Apeloj deri tek grupet parlamentare që të përshpejtojnë ndryshimet e ligjit dhe i njejti të kalojë në mënyrë të përshpejtuar. Duke paraparë rrethanat politike, ju them nxënësve që në mënyrë të relaksuar të futen në testim. Për në mot them se nuk do të ketë test ekstern.” tha ministri Pishtar Lutfiu. /Telegrafi/

Exit mobile version