Këshilli i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përfunduar takimin e radhës duke miratuar me shumicë votash kryesinë e re dhe nënkryetarët e partisë.
Pas takimit i cili zgjati disa minuta, para mediave doli Imri Ahmeti, i cili tanimë është zgjedhur sekretar i LDK-së.
Ahmeti tha se Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi, janë nënkryetarët e ri të LDK-së, derisa shtoi se nuk kanë diskutuar nëse do ta përkrahin Vjosa Osmanin për presidente apo jo.
“Jo nuk kemi diskutuar për këtë temë. Këshilli ka aprovuar propozimin e kryetarit me shumicën e votave, vetëm tri vota kanë qenë kundër dhe një abstenim”, tha ai.
Ndërkohë, menjëherë ka nis mbledhja e kryesisë së re. /Telegrafi/