Site icon Telegrafi

Lutfi Zharku: Jam dhëndër i Drenicës por nuk jam ministër i PDK-së!

Drejton ministrinë me buxhetin më të madh të Qeverisë së Kosovës në fushën e investimeve kapitale edhe pse është ministri “më I vogël” në Qeverinë Mustafa. Nuk e ka kompleks nëse quhet “ministër i asfaltit” ashtu siç nuk e ka fort dert për përfoljet “e hallkut” se ai është “…minsitër i të gjitha qeverive në koalicion me PDK-në”.

Është ekstremist i djathtë, është aktivist i hershëm i LDK-së, anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së në dy mandate, por nuk ka bërë asnjë fotografi as me presidentitn Ibrahim Rugova, as me Fatmir Sejdiun e madje as me Isa Mustafën.

Meqenëse në LDK ka dy zyrtarë të lartë që kanë të njëjtin emër, për ndryshim nga Luta (Lutif Haziri) ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Lutfi Zharkun, miqtë dhe familjarët e ngushtë e quajnë “Aga Lutë!”

I pyetur nga Botapress se si u përgjigjet kritikave dhe përflitje “.. Luta është ministër i PDK-së, se është i emëruar nga Hashim Thaçi, se është ministër i dy qeverive në koalicion me PDK-në”. Cila është përgjigjia e juaj ndaj këtyre përfaljeve, ai fillimisht qeshet me të madhe dhe përgjigjet:

“Duhet t’i pyetni vetë ata që flasin kështu!”, ka thënë Zharku.

Së pari unë falënderoj kryeministrin dhe Kryesinë e LDK-së për besimin që ma kanë dhënë, në mandatin e kaluar dhe puna ime në LDK, si anëtar i Kryesisë së LDK-së që nga dhjetori I vitit 2006. Pra, puna e përbashkët me kryetarin aktual në katër vitet e fundit dhe me anëtarët e Kryesisë ka bërë që Kryesia ta ketë një besim tek unë. Edhe në mandatin e kaluar, besoj edhe në këtë mandate, jam i bindur se ajo çfarë ato pëshpëritjet ndaj meje janë spekulime.

“Unë jam dhëndër i Drenicës dhe njerëzit e marrin si fakt të kryer se kush e ka gruan nga Drenica duhet me qenë iI PDK-së. Kjo nuk është e vërtetë.

Mund të flas për raporte të mira me kolegët ministra të PDK-së dhe në këtë mandate edhe në të kaluarin por kanë qenë kriteret e liderëve të dy partive që të emërohen njerëz profesionalë, njerëz që nuk bien ndesh me ligjin dhe arsyeja e tretë ka qenë për njerëz bashkëpunues. Mua më njohin për këto tri kritere që në parim i plotësoj , përfshirë edhe këtë të fundit bashkëpunimin me PDK-në”. /Botapress/Telegrafi/

Exit mobile version