Telegrafi

Lutfi Haziri: Nuk e mbaj mend se sa femra i kam pasur (Video)

I pari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka qenë i ftuari i radhës në rubrikën e famshme 60 sekondëshe të emisionit “Prive” në Klan Kosova.

Në emisionin e së shtunës, kryetari gjilanas tregoi se e cilëson veten si të urtë, të përkushtuar dhe të angazhuar.

Ka fobi nga uji dhe mendon se edhe meshkujt do të duhej të quheshin qenie e butë.

Lexo po ashtu Kur bashkëshortja e Lutfi Hazirit këndonte në Festivalin e këngës në RTSH (Foto/Video)

Por, në pyetjet ptovokative Lutfi Haziri tregoi se nuk ka parë asnjëherë filma pornografikë, dhe se nuk i mjaftojnë 60 sekonda për të kryer marrëdhënie seksuale.

E pyetur nga gazetarja se sa femra ka pasur në jetën e tij, Haziri me një buzëqeshje tregoi se nuk i kujtohet. /Telegrafi/