Site icon Telegrafi

Lutfi Haziri nesër shpall kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri nesër do të shpallë kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga dega e LDK-së në Gjilan.

“Ju njoftojmë se Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, nesër (10 mars)  në ora 13:00, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të LDK-së në nivel qendror”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu LDK zgjedh kryetarin, profilet e tre kandidatëve që synojnë të marrin këtë pozitë

Kujtojmë se Isa Mustafa dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

Deri më tash kandidatë për kryetar të kësaj partie janë Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Anton Quni.

Nuk është përjashtuar mundësia që ditëve në vazhdim të shpallet edhe ndonjë kandidaturë tjetër.

Kuvendi zgjedhor i LDK-së ku do të zgjidhet kryetari i ri do të mbahet këtë të diele më 14 mars 2021./Telegrafi/

Exit mobile version