Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka folur për deputetët e “rebeluar” të LDK-së.
Ai ka theksuar se kundërshtimet dhe mospajtimet e deputetëve të LDK-së, me vendimet e partisë tregojnë se ky subjekt politik është demokratik dhe i hapur.
Sipas tij, deputetja Vjosa Osmani është figurë e respektuar politike, njerëzore dhe profesionale brenda LDK-së, duke shtuar se vendimet të cilat i merr Kryesia e partisë duhet të respektohen nga deputetët.
“Nëse vendimi votohet nga kryesia, nuk ke të drejtë morale mos me ju bind. Ke të drejt që politikisht mos me u pajtu. Në momentin kur shumica e votojnë duhet me u pajtu me atë vendim”, ka thënë Haziri.
Ai ka theksuar se LDK-ja se edhe në zgjedhjet e ardhshme do të jetë rival i PDK-së, dhe sipas tij është normale se si rival do të jenë kundër saj.
“Në zgjedhjet e vitit 2018, LDK-ja do të jetë partia më e madhe në vend. Do të rikthemi përsëri si partia më e madhe”, ka shtuar Haziri. /Telegrafi/