Telegrafi

Lutfi Haziri dënon aktin e djegies së shtëpisë së Svetozar Cvetkoviq

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar aktin e djegies së shtëpisë private të Svetozar Cvetkovic, në fshatin Cernicë. \

Sipas shërbimeve të Komunës, shërbimeve të preventivës dhe Inspeksionit, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri është shkaktuar nga pakujdesia nga një grup i të rinjve, të cilët pa leje kanë hyrë dhe shfrytëzuar shtëpinë private, thuhet në njoftim.

“Mbrëmë nga Njësia e Zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës jemi njoftuar për një zjarr në shtëpinë e Svetozar Cvetkovic, në fshatin Cernicë dhe ekipet komunale kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.  Hetimet po vazhdojmë dhe në emër të Komunës së Gjilanit e dënoj aktin dhe kërkoj nga organet e drejtësisë që ta thonë fjalën e tyre sa më shpejtë. Ekipet e Komunës janë autorizuar që ta bëjnë vlerësimin e dëmeve të pronës”, thuhet në reagim. /Telegrafi/