Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë sot të ditur se ka dalë negativ në testin për Coronavirusin.
Ai në një postim në Facebook njoftoi se sot në mëngjes i është nënshtruar testit për Covid 19 dhe se rezultatet kanë dalë negative.
Lexoni të plotë shkrimin e Hazirit:
“Pasi iu nënshtrova në mëngjes testit për #Covid19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, para pak minutash mora rezultatin zyrtar, i cili, fatmirësisht, është NEGATIV.
Faleminderit për solidaritetin mijëra njerëzve të mirë, që jetojnë në Kosovë dhe kudo në botë.
Ju lutem, jetoni normalisht, pa duar shtrëngim, por përshëndetuni me zemër.
Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë!” . /Telegrafi/