Telegrafi

Lutfi Bilalli kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e AAK-së

Dega e AAK-së në Vushtrri, pas një debati të mirëfillt dhe konsultimeve me te gjitha strukturat e degës, dhe pas mbajtjes së mbledhjës së Këshillit Drejtues ku temë ishin zgjedhjet lokale që do të mbahen në këtë vit, u shqyrtua platforma e AAK-së dhe njëherit në mënyrë unanime u vendos që kandidat për kryetar të komunës në Vushtrri në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017 të kandidoj kryetarin e degës Lutfi Bilalli!

Lutfi Bilalli i ka mbaruar studimet themelore në fakultetin ekonomik, ka magjistruar në Mardhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Momentalisht është doktorant në një univeristet ndërkombëtar. Rrjedh nga një familje e respektuar si në Vushtrri ashtu dhe më gjerë, familje me traditë kombëtare dhe fetare.

Lutfi Bilalli është njeri i ndershëm, me moral të lartë, me ideal, vullnet dhe guxim për punë. Me Lutfi Bilallin kryetar komune, Vushtrrisë do t’i kthehet dinjiteti!