Telegrafi

Luta krenohet se shpenzoi pak për dreka zyrtare (Dokument)

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, për 12 muaj të vitit 2014 ka shpenzuar vetëm 2135.04 euro për dreka zyrtare, derisa ka paguar borxhe të ish-qeverisjes për vitin 2012 dhe 2013 për dreka e darka zyrtare 22.683.30.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri me të marrë mandatin ka vendosur disiplinë në punë, ka realizuar qindra projekte në vitin e kaluar në të mirë të gjilanasve në të gjitha sektorët, sikurse edhe që ka vendosur ‘dietë’ të ashpër buxhetore në shpenzime.

Po ashtu, edhe në këtë vit qeverisës do të vazhdohet me të njëjtën disiplinë buxhetore dhe dietë të ashpër në dreka dhe darka zyrtare sepse duke kursyer në këtë kategori, do të ketë investime në infrastrukturë e arsim. /Telegrafi/