Site icon Telegrafi

I luste policët t’i sjellin ujë pasi kishte dhimbje të mëdha në gjoks, gruaja nga SHBA-të vdes nga infeksioni në zemër

Një video e filmuar brenda stacionit të policisë në Wermont të SHBA-ve ka shokuar të gjithë.

Aty shihet një grua brenda stacionit policor që vazhdimisht i luste policët për ndihmë, transmeton Telegrafi.

Ajo u kërkonte ujë dhe vazhdimisht ankohej për shkak të dhimbjes së madhe në gjoks, por lutjet e saj hasën në “vesh të shurdhër”.

Siç raporton NBC News, gruaja disa minuta më vonë ka vdekur nga infeksioni në zemër që ka mundur të shërohet po të intervenohej dhe të ndihmohej me kohë.

E pas publikimit të pamjeve, shikuesit janë ndarë në dysh. Disa pretendojnë se nuk ka dëshmim se gruas nuk i është dhënë ndihma, derisa tjerët thonë se nuk duhet askush të vdesë në atë mënyrë derisa ishte nën mbrojtjen e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version