Site icon Telegrafi

Lushtaku: UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër – Thaçi e Veseli do të dalin fitimtarë përballë Speciales

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka thënë se konfirmimi i aktakuzave për bashkëluftëtarët e tij, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, është një sfidë e radhës për UÇK-në.

Lushtaku në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër, ndaj dhe Thaçi e Veseli do dalin fitimtarë nga ky proces.

“Konfirmimi i aktakuzave për bashkëluftëtarët Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, është një sfidë e radhës për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër. Besoj fuqishëm në pastërtinë e luftës së Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ata do të dalin fitimtarë nga ky proces”, tha Lushtaku.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka marrë vendim që të organizojë një protestë gjithë popullore për të kundërshtuar arrestimet e Gjykatës Speciale.

Faton Klinaku pas mbledhjes deklaroi se për ditën se kur do të mbahet kjo protestë do të vendoset nesër në Këshillin Drejtues.

Exit mobile version