Site icon Telegrafi

Lushtaku: U dënuam nga gabimet tona

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku (Foto: Shpend Ahmeti)

Drenica ka pësuar humbje në shtëpi në kuadër të xhiros së 25-të 2-3 nga Malisheva.

Pas kësaj humbje drenicasit nuk e shohin vetën të qetë, pasi kanë pikë të barabarta sa Malisheva e Prishtina në luftën për mbijetesë.

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka thënë pas ndeshjes se Malisheva i ndëshkoi nga gabimet që bënë futbollistët e tij.

“Në fillim të pjesës së dytë arritëm ta barazonim, e morëm kontrollin e ndeshjes, krijuam gjysmë raste”.

“Në minutat e fundit tentuam me harkime nga krahët por nuk mjaftoi”.

“Në përgjithësi kemi qenë më të mirë se Malisheva, që na ka dënuar nga gabimet tona”.

Lexo po ashtu Malisheva merr tri pikë të arta në udhëtim te Drenica

“Ne nuk i shfrytëzuam rastet që i kishim dhe e humbëm ndeshjen. Ky është futbolli, kemi humbur këtë ndeshje dhe tani do të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Po pësojmë gola të lehtë dhe këtë javë do të mundohemi ta përmirësojmë pjesën defensive”, u shpreh Lushtaku.

Pas kësaj ndeshje Drenica zë vendin e shtatë në tabelë me 32 pikë, sa ka edhe Malisheva e gjashta dhe Prishtina e pesta. /Telegrafi/

Exit mobile version