Site icon Telegrafi

Lushtaku transferohet te 89-shi

Trepça ’89 e ka realizuar përforcimin më të madh deri më tani, kur jemi një javë pas mbylljes së edicionit në Vala Superligë.

Klubi minator ka arritur marrëveshje me futbollistin e Kukësit, Kushtrim Lushtaku, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Pas një sezoni ku nuk pati minutazhë të mjaftueshme të Kukësi, Lushtaku ka vendosur të rikthehet në futbollin kosovar.

Lajmin e ka konfirmuar 89-shi përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Kampioni kosovar e sheh këtë përforcim si shumë të rëndësishëm dhe që mund t’i ndihmojë në garat ndërkombëtare.

“Super-përforcim. E konfirmuar nga presidenti Zeka. Kushtrim Lushtaku përforcon radhët e kampionëve”.

“Lushtaku vjen me një eksperiencë nga kampioni i Shqipërisë KF Kukësi, mëparë ishte pjesë edhe e KF Flamurtarit nga Vlora. Kryesia, Stafi i Trejnerave dhe Lojtarët i dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Exit mobile version