Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se reagimi i tij të enjten në Kuvend ka qenë kundër Milan Radoiçiqit dhe “argatëve të tij”.
Në seancën e Kuvendit të enjten debati parlamentar ka eskaluar në përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të pushtetit si dhe ministrave.
E gjithë përleshja ka nisur gjatë kohës sa ishte duke folur kryeministri Albin Kurti, kur atij iu afrua për ta lagur me ujë deputeti Lushtaku.
Ministri Hekuran Murati reagoi duke u përpjekur që ta mbronte Kurtin me një fashikull, e Lushtaku iu kthye për ta lagur edhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi i cili pastaj e gjuajti në fytyrë me shishe të ujit.
Pastaj aty janë ofruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të PDK-së të cilët janë përfshirë në rrahje. /Telegrafi/