Telegrafi

Lushtaku: Ramush Haradinaj do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku ka thënë se e ka pranuar me shqetësim lajmin për ftesën që i është bërë nga Gjykata Speciale, Ramush Haradinajt.

Lushtaku në reagimin e bërë në Facebook, ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe si e tillë është dëshmuar në vazhdimësi para gjykatave vendore dhe ndërkombëtare.

Lushtaku ka pohuar se Ramush Haradinaj do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme kryeministri tashmë i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim në cilësinë e të dyshuarit, ai ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të udhëtojë për në Hagë.

“Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/