Site icon Telegrafi

Lushtaku: Për hirë të Thaçit dhe Veselit, gati për fitore

Kryetari Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku gjatë ditës së sotme ka takuar strukturat e degës së partisë së tij në Skenderaj.

Lushtaku ka thënë se në takim kanë diskutuar për situatën e përgjithshme politike në vend dhe veçanërisht situatën e fundit politike pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Në Skenderaj ekziston një entuziazëm, vullnet e motiv i jashtëzakonshëm i të gjitha strukturave të degës, që ta japin maksimumin nga vetja, që Partia Demokratike e Kosovës të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka thënë ai në një shkrim në Facebook.

Tutje ai ka shkruar se platforma e tyre qeverisëse do të jetë më e mira.

“Ky program do ta ketë listën më të mirë për deputetë si dhe ekipin më të mirë qeverisëse, me në krye kandidatin tonë për kryeministër, profesorin e nderuar Enver Hoxhaj. Skenderaj është bastion i palëkundur i PDK-së që nga paslufta. Skenderaj por edhe i gjithë lidershipi i PDK-së është i bashkuar si kurrë më parë, edhe për hirë të ish Presidentit Hashim Thaçi e Kadri Veseli, që të punojë për fitoren tonë të radhës. Për një qeveri me legjitimitet e shtet me dinjitet”, vijon shkrimi i tij./Telegrafi/

Exit mobile version