Telegrafi

Lushtaku i PDK-së duke goditur me shishe foltoren e Kuvendit derisa flisnin deputeti Dugolli e ministri Murati 

Sot seanca e Kuvendit të Kosovës është mbajtur nën zhurmën e shkaktuar nga deputetët opozitar të cilët po kërkojnë që të formohet Komisionit hetimor për energjinë.

Deputetë të PDK-së, LDK-së, AAK-së duke goditur me shishe tavolinat dhe duke fishkëlluar kanë pamundësuar mbajtjen e seancës.

E gjatë seancës, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka goditur me shishe foltoren e Kuvendit, kur fliste deputet i LVV-së, Enver Dugolli dhe ministri Hekuran Murati.

Kjo ndodhi, pasi deputeti Dugolli e pyeti shefin e Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri për çështjen e armëmbajtjes.

Ndryshe, pas tensionimit të situatës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar një mbledhje me shefat e grupeve parlamentare dhe nënkryetarët e Kuvendit. /Telegrafi/