Site icon Telegrafi

Lushtaku nuk ka nevojë për mjekim 24-orësh (Video)

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, nuk nevojë që për 24 orë të jetë në përkujdesje të mjekëve, por vetëm kohë pas kohe.

Ky konstatim ka dalë pas vlerësimit të raporteve mjekësore të Lushtakut nga një specialistë ndërkombëtar i angazhuar nga EULEX-i, pavarësisht se mjekët e QKUK-së kanë kërkuar që trajtimi i tij të jetë i vazhdueshëm.

Për gjendjen shëndetësore të klientit të tij, është i shqetësuar avokati Arianit Koci. Ai thotë se ky raport përputhet pjesërisht me raportin e mjekëve tanë specialistë.

E, në EULEX që kanë kërkuar këtë raport vlerësues nuk duan ta komentoj atë.

Dragana Nikolic Solomon, zëvendësshefe për Komunikim Publik në EULEX, përveç që ka konfirmuar që palëve u është dorëzuar raporti nuk ka komentuar atë duke thënë se meqenëse këto raporte përmbajnë të dhëna mjekësore, ato nuk do të ndahen me publikun.

Ndërsa, Milazim Gjocaj, drejtor i departamentit shëndetësor të burgjeve, ka thënë përmes postës elektronike se nuk kanë qenë të informuar për ekspertizën e këtyre raporteve.

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, është dënuar me 12 vite burg nga Gjykata Themelore e Mitrovicës për vrasjen e një civili shqiptar. /TribunaChannel/

Exit mobile version