Site icon Telegrafi

Lushtaku në gjykim për tenderin 6-milionësh të KEK-ut

Sami Lushtaku nuk ka përfunduar punë me drejtësinë për tenderin 6-milionësh të KEK-ut.

Do të gjykohet për tenderin që drejtuesit e KEK-ut ia kishin dhënë djalit të vëllait të tij, Milazim Lushtaku, shkruan sot Koha Ditore.

Lushtakun, në gjykim ka vendosur ta dërgojë një kolegj prej tre gjyqtarësh i Gjykatës Supreme të Kosovës në përbërje të të cilit është edhe gjyqtari i EULEX-it, Dariusz Seilicki, që është gjyqtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Ai ka qenë kryetar i trupit gjykues kundër “Grupit të Drenicës”, i cili Sami Lushtakun e ka dënuar me 12 vjet burgim për vrasjen e një civili shqiptar gjatë luftës, identiteti i të cilit nuk dihet, sikurse nuk dihet vendi dhe as koha e saktë se kur e ka kryer këtë. /Telegrafi/

Exit mobile version