Site icon Telegrafi

Lushtaku mesazh Thaçit: Na ke harruar, kur kishe nevojë për ne, na gjeje ku ishim e ku nuk ishim

Kryetari i Degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka dhënë një mesazh të fortë për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ditën e djeshme bëri një shëtitje në Ujman.

Nëpërmjet Facebookut, Lushtaku i ka kujtuar Thaçit kohën kur tashmë i pari i vendit kishte nevojë për ndihmën e tij.

“Më bëre të ndjehem xheloz i nderuar President, bashkëluftëtari im, miku im. Dje ishe për vizitë në Ujman dhe harrove të më ftosh që ta vizitojmë së bashku atë bukuri natyrore të Kosovës, kurse në vitet 90-ta, më gjeje aty ku isha e ku nuk isha, për të kryer aksione kundër forcave serbe”, shkruan Lushtaku në Facebook.

“Sidoqoftë, të qoftë hallall që neve vegjëlinë, na bëre të ndihemi krenarë! SL”, përfundon ai.

Thaçi vizitoi dje veriun e vendit derisa shëtiti me barkë në Ujman.

Exit mobile version