Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Drenicës, Sami Lushtaku, ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare.
Këto komente Lushtaku i bëri përmes një postimi në Facebook, derisa falënderoj të gjithë për thirrjet, mesazhet që i kanë dërguar derisa ishte për intervistim në Hagë.
Ai këtë postim e ka shoqëruar me një fotografi të realizuar në kohën e luftës ku shihet së bashku me komandantin Adem Jashari, Hamëz Jasharin dhe disa luftëtar të tjerë.
” Dëshiroj nga zemra të falënderoj secilin nga Ju, për thirrjet, mesazhet, komentet e mbështetjen e madhe e të parezervë që më keni dhënë gjatë ditëve të fundit, lidhur me intervistimin tim në Hagë. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen! I juaji, Sami Lushtaku”, ka shkruar Lushtaku. /Telegrafi/