“Limaj i duhet dhe PDK-së, po ashtu i duhet edhe shtetit të Kosovës”.
Kështu është përgjigjur Sami Lushtaku, në emisionin “Debat Plus”.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, po ashtu ka thënë se Yll Hoxha është duke bërë linçim ndaj tij.
“Unë nuk kam kurrëfarë terminali dhe kjo mund të vërtetohet, Qeveria e Kosovës i ka të gjitha të dhënat e secilit terminal edhe secilit që e ka privatizuar apo e ka blerë një terminal”.
“E lus Ylli Hoxhën që të mos shpifë e të mos të thotë të pavërteta, se mjaft po gënjen, ai shefi tij të mos gënjen dhe t’i thotë publikisht”, ka thënë Sami Lushtaku.
Sipas Lushtakut, as ai dhe askush i afërt me të, nuk ka Terminal Doganor.