Drenica ka marrë edhe fitoren e tretë këtë edicion në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Kuqezinjtë kanë triumfuar 0-1 në udhëtim te Ulpiana për ta marrë pozitën e parë në tabelë pas katër xhirove.
E për fitoren e skuadrës së tij, ka folur edhe mbrojtësi Shkëlzen Lushtaku duke thënë se i gjithë ekipi ka dhënë maksimumin në këtë sfidë.
“Unë mendoj që jemi përgatitur mjaftë mirë, pak presioni që jemi në vendin e parë, por kemi punuar shumë mirë me stafin dhe gjithë lojtarët. Jemi përgatitur në çdo detaj”.
“Maksimumin e futbollistëve e kemi arritur në çdo pjesë të fushës dhe si rezultat kemi arritur fitoren”.
Tutje mbrojtësi drenicas tha se fitorja e sotme shkon për tifozin e tyre Faruk Lushtaku i cili ka ndërruar jetë ditën e sotme.
“Kjo fitore shkon për gjithë Drenicën dhe sidomos fansin e Drenicës, Faruk Lushtaku, i cili ka vdekur sot”, tha Lushtaku.
Krejt në fund mbrojtësi foli edhe për takimin e radhës që skuadra e tij e zhvillon ndaj Dritës në Skenderaj.
“Pozita e parë na jep më shumë vetëbesim, ndeshja ndaj Dritës do të jetë e rëndësishme, por besoj se edhe ndeshjen tjetër do të jemi të fokusuar 100%. Do të marrim rezultat që na shkon përshtat”, tha Lushtaku. /Telegrafi/