Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka folur për gjendjen aktuale në subjektin politik në të cilin bën pjesë dhe raportet mes ish-kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi dhe kryetarit aktual, Kadri Veseli.
Lushtaku është pyetur në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, nëse vlerëson se presidenti i vendit, dikur kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, po ndërhyn në parti – e po e udhëheq atë ende.
Ai ka thënë se “e vërteta është që Kadri Veseli është kryetar i PDK’së”.
“Nuk është kryetar dikush tjetër”, ka theksuar Lushtaku në T7.
Lushtaku ka folur edhe për raportet mes presidentit të vendit, dhe kreut aktual të PDK-së, i cili njëherësh është kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Raportet Thaçi-Veseli “janë tepër të mira”, ka vlerësuar kreu i Degës së PDK-së në Skenderaj.
“Ata takohen shpesh… kam pasur rastin që në darka e dreka të jemi bashkë”, ka treguar ai.
Lushtaku ka theksuar se Thaçi e Veseli edhe “miqtë i kanë të përbashkët”.