Drenica ka marrë një fitore të madhe në luftën për mbijetesë, duke mposhtur Ulpianën me rezultat 3-1.
Osman Mëziu me një gol dhe Armend Abazi me dy të tjerë ishin realizuesit në fitoren e Drenicës.
Pas ndeshjes trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka folur duke thënë se e rëndësishme ishte fitorja në këtë takim.
“Kemi parashikuar ndeshje të vështirë për shkak të situatës në të cilën jemi në tabelë. Nuk kemi pasur komoditet të luajmë në mënyrë të qetë”.
“Me rëndësi, pikët i fituam dhe arritëm ta menaxhojmë ndeshjen deri në fund”, tha Lushtaku.
Trajneri i kuqezinjve ka deklaruar se ka besim të plotë se skuadra që ai e udhëheq do të mbetet pjesë e Superligës.
“Kam besimin e plotë nga të gjithë. Sikur të kishin ecur gjërat si duhet, nuk do ta diskutonim këtë situatë. Klubet kanë probleme financuare dhe vjen në situatë në të cilën jemi edhe ne. Ne nuk do të duhej as ta mendonim pozitën ku jemi, por jemi optimist”, ka deklaruar Lushtaku.
Me këto tri pikë, Drenica ngritët në pozitën e shtatë në tabelë me 39 pikë të tubuara, derisa Ulpiana mbetet në pozitën e parafundit me 24 pikë. /Telegrafi/