Telegrafi

Lushtaku e quan fitoren ndaj Ballkanit si më të rëndësishmen e këtij sezoni

Drenica mori fitore të madhe ndaj Ballkanit në kuadër të javës së 35-të në BKT Superligën e Kosovës me rezultat 3-1.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës nga Skenderaj, Tahir Lushtaku ka thënë se ky triumf i tyre ishte më i rëndësishmi i këtij edicioni.

“Kishim përballë skuadrën më të mirë të këtij edicioni. Në pjesën e parë kemi luajtur ndeshje më të kujdesshme”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

Lexo po ashtu Drita i shkakton shumë probleme Prishtinës, Drenica triumfon me shumë mund ndaj Ballkanit

“Kemi pasur vështirësi në pjesën e parë pasi nuk arritëm t’i shfrytëzonim kundërzbritjet. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbim, pasi këta 45 minuta do të vendosnin për fatin tonë në Superligë”.

“Ishim më kërkues dhe arritëm t’i shfrytëzojmë rastet për të shënuar. Besoj që edhe djemtë e kanë kuptuar që duhet të sakrifikohemi dhe të angazhohemi për të arritur objektivin për të marrë fitoren më të vështirë”, ka shtuar Lushtaku.

Pas javës së 35-të, Ballkani tashmë i konfirmuar kampion ka 73 pikë, ndërsa Drenica që gjendet në vendin e tetë ka grumbulluar 47 sosh. /Telegrafi/