Site icon Telegrafi

Lushtaku: Barazimi ndaj Prishtinës, rezultat real

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka folur pas barazimit ndaj Prishtinës dhe këtë rezultat e ka cilësuar si real, pasi sipas tij dy skuadrat luajtën një lojë të mirë dhe të barabartë.

Drenica dhe Prishtina kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në BKT Superligën e Kosovës.

Kampioni aktual i Kosovës ka shkuar në pesë ndeshja pa fitore, pasi pas katër humbjeve radhazi, nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Drenica, e cila nuk di për humbje në pranverë.

Lexo po ashtu Prishtina nuk di për fitore, nuk arrin më shumë se një barazim te Drenica

“Pjesën e parë kemi qenë më të mirë, kemi dominuar dhe kemi krijuar shumë raste. Sidomos rasti i Ermal Veliqit ishte ideal, por nuk hyri gol”, ka thënë fillimisht Lushtaku pas ndeshjes.

“Në pjesën e dytë ra loja dhe kjo erdhi edhe shkaku që pati mungesa, të cilat u vrenjten dhe kjo ishte e dukshme”.

“Mendoj se ishte një ndeshje e mirë nga të dyja skuadrat, ne në pjesën e parë, ata në të dytën. Barazimi ishte rezultati real”, përfundoi trajneri drenicas. /Telegrafi/

Exit mobile version