Site icon Telegrafi

Lushtaku ankohet në referim pas barazimit me Prishtinën

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku (Foto: Shpend Ahmeti)

Drenica ka marrë një pikë në udhëtim te Prishtina në kuadër të javës së 30-të në BKT Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Pas ndeshjes, trajneri Tahir Lushtaku u ankua në referim, duke thënë se nuk ishte një drejtësi e ndarë në mënyrë korrekte.

“Nëse e analizojmë në përgjithësi ndeshjen, nga minuta e parë deri në fund, ndoshta në një formë nuk jam i kënaqur pasi mendoj që është dashur ta fitojmë ndeshjen në bazë të rasteve që kemi pasur”, ka deklaruar ai për ArtSport.

“Ne kemi hyrë në këtë ndeshje të kthehemi me pikë të plota. Por edhe me një pikë jam i kënaqur, pasi lojtarët u angazhuan dhe besoj se kanë luajtur dhe i kanë kryer detyruat ashtu siç jemi marr vesh përveç rasteve të cilat nuk arritëm t’i konkretizonim”.

“Pjesa e referimit është për keqardhje dhe sipas meje në shumë situata na ka penalizuar referimi, por pa dashur të hyjë në situata të referimit pasi nuk dua të merrem në këtë pjesë. Goli i Prishtinës dukej i dyshimtë dhe në disa situata ka qenë i njëanshëm”, deklaroi tutje Lushtaku.

Ndeshjen e radhës Prishtina e zhvillon në udhëtim te Gjilani, derisa Drenica është nikoqire e Ulpianës. /Telegrafi/

Exit mobile version