Telegrafi

Lushtaku ankohet në ndarjen e drejtësisë: Ishte gjykim i njëanshëm

Drenica është mposhtur nga Prishtina me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante në kryeqytet, por në fund Prishtina triumfoi falë një goli të vonshëm nga Besnik Krasniqi.

Aspak i kënaqur nuk është dukur trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili tha se edhe po të shënonin pesë gola, skuadra e tij do të dëmtohej.

“Nëse flasim për lojën atëherë unë mendoj se nuk mund të dilnim sot fitues edhe po të shënonim 5 gola, nuk dua të merrem me gjyqtarët por sot referimi ishte i njëanshëm tendecioz i cili ndikoi në rezultat, gjatë tërë ndeshjes ka qenë i tillë”, tha Lushtaku.

Tutje trajneri drenicas u rikthye të flas për ndeshjen, duke thënë se nuk e lejuan Prishtinën tëkrijoj shumë raste.

“Një pakujdesi në mbrojtje na kushtoi shumë por kryesisht nuk e lejuam Prishtinën të krijoj shumë raste”.

“Sot menduam ta rrezikojmë Prishtinën me kundërsulme, por Prishtina fitonte topa me anë te referit i cili referonte çdo kontakt si faull, por Prishtinës nuk i duhet një fitore të tillë por unë prap se prap i uroj fitoren Prishtinës”, deklaroi Lushtaku. /Telegrafi/