Site icon Telegrafi

Lushnje, vetëhelmohen një çift bashkëshortësh

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Këmishtaj, ku 43-vjeçarja Majlinda Mehmeti ka gjetur vdekjen pasi ka konsumuar fostoksinë ndërsa bashkëshorti i saj Pandeli Maka ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se ka qënë 43-vjeçarja e cila ka konsumuar e para helmin dhe më pas edhe bashkëshorti i saj.

Dyshohet se shkak i vetëhelmimit të dyfishtë ishte depresioni i thellë që kishte përfshirë çiftin pas humbjes së djalit të tyre 21-vjeçar në një aksident rrugor të ndodhur pak kohë më parë. /Telegrafi/
 

 

Exit mobile version