Telegrafi

Lushnje, PD tërheq komisionerët; bllokohet përkohësisht procesi

Partia Demokratike ka tërhequr komisionerët e saj, duke bllokuar procesin e votimit në gati 30 qendra votimi në Lushnje dhe në Divjakë.

Komisionerët janë larguar pasi pretendojnë se jashtë qendrave të votimit qëndrojnë persona, të cilët kërkojnë të ndikojnë te votuesit.

Kjo problematikë është konfirmuar edhe nga kreu i PD në Lushnje, Myslym Murizi. “Problematika ekziston në 30 qendra dhe për këtë arsye janë tërhequr komisionerët”, thotë Murizi.

Ndërsa për këto raste ka reaguar edhe Erion Braçe, i cili ka thënë për Top Channel se PD po tenton të bllokojë procesin e votimit. Ai ka deklaruar se komisionerët do të procedohen penalisht mbi këtë rast.

Por pak momente më vonë, përfaqësuesit e opozitës janë kthyer dhe procesi i është rikthyer normalitetit.