Viktima u gjet nga kalimtarët e rastit dhe mësohet se është Edison Leshi nga Libofsha e Fierit.
Viktima u largua nga shtëpia të premten dhe u gjet në një kanal, në fshatin Gradisht, të Lushnjes. Mësohet se viktima mund të jetë vetëhelmuar me fotoksinë.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që trupi i pajetë u dërgua në morgun e rrethit të Fierit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës. /Telegrafi/