Telegrafi

Lushaku- Sadriu në Asamblenë e PPE-së: Progresi i limituar ka karakterizuar pothuajse të gjitha fushat në Kosovë

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku- Sadriu është duke marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partive Popullore që po mbahet në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Në kuadër të këtij takimi është diskutuar Paketa e Zgjerimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor, me ç’rast ajo ka komentuar konstatimet e Raportit të fundit për Kosovën.

“Progresi i limituar ka karakterizuar pothuajse të gjitha fushat në Kosovë. Kritikat e adresuara për cënimin e principeve kryesore demokratike të ndarjes së pushtetit në Kosovë janë dëshmi që një parti populiste nuk mund të përmbushë as agjendën legjislative përkundër shumicës së konsoliduar”.

“Është për të ardhur keq, që kritika të forta janë shënuar edhe për lirinë e medias, mosarritje në fushën kundër korrupsionit, fushën e arsimit, reformave për zhvillim ekonomik, etj.”, ka thënë tutje Lushaku Sadriu./Telegrafi/