Dr. Lush Culaj, tashmë njihet për pasqyrimin e figurave të shquara atdhetare të periudhave të ndryshme
Ai, së fundmi ka dalur me Monografinë serioze, kushtuar Prof.Ymer Berishës, i cili ishte shpirti, forca dhe truri i rezistencës nacionaliste në Kosovë.
Culaj, përmes dokumentacionit të shumtë arkivor, por edhe njohësve të asaj periudhe, ka pasqyruar figurën komplekse të Prof.Ymer Berishës gjatë viteve 1912-1946 në Kosovë!
Mirëpo, misioni i tij mbeti në gjysmë, sepse u vra me 1946, nga dora armike!
Prof.Ymer Berisha ishte një intelektual i kohës dhe bashkë me Marie Sllakun e të tjerë, ishin kundërshtarët e thekur të komunizmit, prandaj atë e luftonin njësoi sikur Shqipëria, sikur Ish-Jugosllavia.
Ai, ishte ithtar i Shqipërisë etnike, por misioni i tij mbeti në tentativë, sepse regjimi komunist e likuidoi bashkë me shumë ithtarë të këtij qëllimi!
Monografinë e botoi Instituti Albanologjik i Prishtinës. /Telegrafi/