Telegrafi

Luran Ahmeti në episodet e reja të “Shekullit madhështor”

Nga produksioni akoma nuk zbulojnë detaje rreth skenarit në vazhdim, por për karakterin që do të luajë aktori shqiptar thonë se bëhet fjalë për një nga pashallarët që futet në oborrin e Sulejmanit të madhërishëm, e që shumë shpejtë shpallet vezir dhe që do të ketë ndikim të veçantë në zhvillimin e mëtutjeshëm të ngjarjeve në pallat.

Luran Ahmeti është aktori i vetëm shqiptar që angazhohet në një serial të këtij niveli. Alsat-M njofton se ftesa i është bërë pas roleve të shumta që ai realizoi me sukses në serialet turke, si “Elveda Rumeli”, “Vera e fundit në Ballkan” etj., pastaj filmave “Ballkankan” (Bal can can), “Hajde bre”, “Vendimi” (The Judgment), si dhe së fundmi në filmin hollivudian “Taken 2”. /Telegrafi/