“Si fëmijë shpesh kam qarë natën dhe i jam lutur Zotit që të ma zbardhojë lëkurën, sepse nuk përshtatesha askund. Fëmijët në shkollë më ngacmonin. Isha një dele zezë”, ka treguar ajo. Lupita ka thënë se i pëlqen se është e veçantë dhe se admiron dukjen e fytyrës së saj kur shihet në pasqyrë.
Flokët fare të shkurtra
Flokët afrikane janë si myk, të thjeshta për t’u stiluar, por që ndryshojnë formë gjatë ditës. Për këtë arsye përdor një produkt afrikan si Janeke. Përdor Miss Jessie’s Baby ButterCreme, pasi i zbut kaçurrelat e mia. E përdor kur flokët janë të lagur, pas dushit dhe para se të fle.
Grimi i shpejtë
Kur nuk jam në Tapetin e Kuq, dua që grimi im të jetë i lehtë dhe i shpejtë. Përdor rimelin Lancôme Hypnôse sepse ka një furçë me forma, të cilën e kaloj vetëm 2 herë në qerpikë. Meqenëse kam lëkurë të errët, zgjedh Lancôme’s Blush Subtil për t’i dhënë ngjyrë faqeve.
Kujdesi për lëkurën
Kam zbuluar vajin e avokados vitin e shkuar dhe fillimisht e përdorja vetëm në trup. Më pas e kuptova se funksiononte edhe në flokët dhe lëkurën e fytyrës time. Veçanërisht në dimër, kur lëkura ime thahet, ai depërton thellë në shtresat e lëkurës, duke e lënë të pastër dhe të shëndetshme. Serumi Advanced Génifique nga Lancome është gjithashtu shumë i mirë për fluturimet e gjata.
Aromat e parfumeve
Ndjesitë e mia për aromat lidhen me kapitujt e ndryshëm të jetës time. Për shembull, përdora të njëjtin parfum gjatë gjithë stinës së çmimeve dhe pastaj nuk e hodha më. Për momentin përdor Jouer Perfume Oil. Ka aromë gardeniesh, por jo mbytëse. Përgjithësisht nuk më pëlqejnë shumë aromat e luleve, por ky mban erë freskie.
Thonjtë shumëngjyrësh
Thonjtë janë vendi i duhur për t’i shtuar ngjyra dhe dinamizëm veshjesh. Tani po përdor një ngjyrë blu marinë nga Lancome. Roza e lehtë më pëlqen gjithashtu, shkruan Anabel. Për mua është e rëndësishme të mos i lyej thonjtë vazhdimisht. Kam thonj të fortë, por ata kanë nevojë për diell. /Telegrafi/