Telegrafi

Lupa dixhitale Maggie Pro 3-inch LCD

Ky model quhet Maggie Pro dhe ka një ekran 3-inch me prekje. Ai luan rolin e lupës dhe arrin të zmadhojë çdo lloj teksti deri në 11 herë më shumë nga sa është origjinali. Gjithashtu, kjo lupë dixhitale mund të luajë edhe rolin e aparatit, ndërsa e fotografon shkrimin, e më pas e zmadhon atë për ekzaminim më të hollësishëm.

Maggie Pro 3-inch LCD, që është aktualisht në shitje, kushton 215 $. /Telegrafi/