Jean-Jackues Savin nga Franca, që ka nisur një lundrim nëpër Atlantik me një fuçi të kompletuar mirë, thotë se edhe pse po bëhen më se 100 ditë, ai nuk është mërzitur dhe është në humor shumë të mirë.
Pensionisti 72-vjeçar ka thënë se gjithçka po shkon në rregull, teksa është lajmëruar me telefonin satelitor, transmeton Telegrafi.
“Më kanë kënaqur lindjet dhe perëndimet e mahnitshme të diellit, si dhe bota nënujore të cilën e shoh nga pjesët transparente në dysheme” ka thënë mes tjerash ai.
Udhëtimin trans Atlantik të nisur në Canary Island më 26 dhjetor, ish-ushtaraku dhe atleti planifikon ta përfundojë në Karaibe.
Mirëpo, jo gjithçka i ka shkuar sipas planit, meqenëse ai planifikonte të qëndronte gjatë tërë kohës në det, ndërsa të përfundonte gjithçka brenda tre muajsh, po është ndaluar nga stuhitë e fuqishme dhe deti i trazuar.
Kjo nuk i ka penguar aspak Savin, meqë në fuçinë me gjashtë metra katrorë, ai ka rehati me hapësirën e përshtatshme për qëndrim, kuzhinë dhe të gjitha elementet për punë. /Telegrafi/