Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek ka thënë se është e rëndësishme që edhe Opozita të përkrahë çështjet që kanë të bëjnë me Integrimet Evropiane.
Sipas saj është me rëndësi që partitë Opozitare në Kosovë të binden për pjesëmarrje në vendime parlamentare dhe të ndalojnë bllokimin e parlamentit.
Këto komente Lunaçek i bëri në një konferencë për media e cila po qëndron për vizitë në Kosovë, transmeton KlanKosova.
‘’Është me rëndësi që edhe parlamentarët nga opozita kur kanë të bëjnë me çështje evropiane të jenë përkrahës të tyre. Është me rëndësi pa ashtu të i bindim këta të fundit të marrin pjesë në vendimet parlamentare dhe të ndalojnë bllokimin e parlamentit.’’
”Implementimi i marrëveshjeve të dialogut me Serbinë, kërkon shumë punë nga të dyja vendet.”
”Progresi është këtu, ende duhet bërë punë nga të gjitha palët si nga ana e Kosovës ashtu edhe nga ana e Evropës.”