Site icon Telegrafi

Lunaçek: Kujdes, dhuna në Kuvend do ta shtynte hapin final për vizat

Rikthimi i skenave të dhunës në Kuvendin e Kosovës do ta dëmtonte hapin final për liberalizimin e vizave, i cili duhet të merret nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, ka thënë zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek.

Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, Lunaçek ka potencuar se është obligim që del nga rekomandimi i Komisionit Evropian ratifikimi i Marrëveshjes për shënimin e vijës së kufirit me Malin e Zi.

Eurodeputetja u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe partive politike që të investojnë në përpjekjen e përbashkët me Kuvendin e Kosovës, shoqërinë civile dhe kosovarët e dalluar, për t’i bindur shtetet që janë në mëdyshje brenda 28 vendeve anëtare.

Lunaçek ka thënë se nuk mund të jepet një datë e saktë se kur do të hiqen vizat.

Ajo ka folur edhe për problemet që mund të sjellë fluksi eventual i qytetarëve drejt vendeve të BE-së, në kohën kur do të hiqen vizat. Ka sugjeruar se çfarë duhet bërë që kjo mos të ndodhë.

Exit mobile version