Telegrafi

Lunacek: Hap i rëndësishëm drejt dhënies fund izolimit të papranueshëm

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, e ka uruar Kosovën për pranimin në UEFA.

Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se pranimi i Kosovës në UEFA është një hap më shumë për përfundimin e izolimit të papranueshëm për sportistët, artistët dhe qytetarët kosovarë.

“Lajm i mirë nga UEFA: Që nga sot, Kosova është anëtarja e 55-të e trupës qeverisëse të futbollit evropian!”.

“Është një hap i rëndësishëm drejt dhënies fund të izolimit të papranueshëm të sportistëve, artistëve dhe qytetarëve kosovarë”, ka shkruar Lunacek.