Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, e ka uruar Kosovën për pranimin në UEFA.
Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se pranimi i Kosovës në UEFA është një hap më shumë për përfundimin e izolimit të papranueshëm për sportistët, artistët dhe qytetarët kosovarë.
“Lajm i mirë nga UEFA: Që nga sot, Kosova është anëtarja e 55-të e trupës qeverisëse të futbollit evropian!”.
“Është një hap i rëndësishëm drejt dhënies fund të izolimit të papranueshëm të sportistëve, artistëve dhe qytetarëve kosovarë”, ka shkruar Lunacek.