Telegrafi

Lumturinë e shprehu para kamerave: Vallëzimi i hajnit, nuk zgjati shumë (Video)

Në Birmingham të Anglisë, një hajn ka vallëzuar nga gëzimi, pasi ka gjetur sasi të konsiderueshme parash në një kuletë që e vodhi në një veturë të hapur.

Kamayi Matumona është filmuar nga kamerat e sigurisë, derisa ka nxjerr të hollat dhe i ka futur në xhep.

Por, me pamjet e xhiruara, ka qenë shumë i lehtë identifikimi dhe ndalimi i 31-vjeçarit, transmeton Telegrafi.

Pasi është gjetur fajtor për vjedhje, ‘hajnit me lëvizje të bukura vallëzimi’ i janë dhënë 22 javë dënim me burg.

“Në momentin që vodhi, ishte shumë i gëzuar, por njëjtë nuk reagoi kur i shkuam te dera për ta arrestuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, lidhur me rastin. /Telegrafi/