Lumturie Krasniqi 38-vjeçare, nga fshati Drenoc, komuna e Malishevës, vuan tash e një kohë nga sëmundja e leukemisë.
Familjarët e Lumturie Krasniqit, kanë kërkuar ndihmë financiare nga qytetarët për shërimin e saj.
Familjarët kanë bërë të ditur se për shërimin e Lumturie Krasniqit, duhet trajtim jashtë vendit dhe se kërkohen 135 mijë euro, gjithashtu ata kanë njoftuar se deri tani falë vullnetit të njerëzve të mirë janë grumbulluar një shumë e madhe parash, por që ende duhet ndihma e qytetarëve./Telegrafi/
Më poshtë njoftimi i familjes si dhe të dhënat e nevojshme se si mund ta ndihmoni Lumturie Krasniqin: