Në dhjetor të vitit të kaluar, moderatori Labinot Gashi dhe bashkëshortja e tij, Qëndresa Bajrami, u bënë prindër për herë të parë.
Ata mirëpritën në jetën e tyre një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Rroa.
Ndonëse ekspozimet në rrjetet sociale i kanë të pakta, së fundmi çifti kanë vendosur të publikojnë një fotografi me vajzën e tyre.
Ka qenë Qëndresa ajo e cila ka hedhur në Instagram një imazh, që e shfaq atë bashkë me Labin teksa mbajnë në duar më të ëmblën e tyre.
“Lumturia jonë”, ka shkruar Qëndresa në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/