Telegrafi

“I lumtur te Milani”

Carlos Bacca ka thënë se është ëndërr të luash me Milanin dhe se futbolli italian është më i vështirë se që ka menduar.

Kolumbiani këtë vit ka ardhur te Rossonerët nga Sevilla, dhe ka shënuar 14 gola në 31 ndeshje.

“Kur isha fëmijë në Kolumbi e shikoja shumë futbollin italian në TV, pasi aty luanin shumë lojtarë vendas të mijë”.

“Shikoja lojtarë si Faustino Asprilla te Parma, Ivan Ramiro Cordoba te Interi, Jorge Bolano te Parma… kishte shumë idhuj në atë kohë”.

“Adaptimi në Serie A? Ka qenë e vështirë, me qenë realist. Për sulmuesi futbolli italian është i vështirë”.

“Gjithmonë e kam pritur rastin që të luaj në Serie A dhe tani kjo ka ardhur. Ndjejnë kanqësi të luaj këtu”, ka thënë Bacca. /Telegrafi/