Muharrem Jashari pas një periudhe të mirë të kaluar te FC LNZ Cherkasy, ka marr ftesë nga Franco Foda për ndeshjet e tetorit.
Mesfushori ishte në listën rezervë dhe u ftua pasi që Astrit Selmani nuk u bashkua me ekipin shkaku i një dëmtimi.
Jashari u shpreh i lumtur dhe i emocinuar për kthimin te Kosova, ku shpreson të debutojë në këto dy ndeshje.
“Është një emocion shumë i veçantë dhe ndihem i lumtur që jam pjesë e kombëtares përsëri. Shpresoj të debutoj dhe këto dy ndeshje t’i fitojmë”.
“Grupi është shumë i bashkuar, shumë i motivuar, me një energji shumë të mirë”.
“Duke i parë stërvitjet mendoj që këto dy ndeshje do të dalim me rezultate pozitive”, ka thënë Jashari.
Kosova dy ndeshjet e Ligës së Kombeve i zhvillon kundër Lituanisë dhe Qipros, që zhvillohen më 12, përkatësisht 15 tetor. /Telegrafi/